I pyetur nga TV21 për atë se përse kanë hequr dorë nga shumica e re parlamentare dhe nëse ka informacione se njëra nga partitë opozitare është në bisedime me qeverinë aktuale, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nuk i ka të njëjtat informacione, duke shtuar se informacionet e tij janë të kundërta.

“Shumica e re është e nevojshme që të shpallen zgjedhje të shpejta të parakohshme”, tha kryetari i VMRO-DPME-së, Hristijan Mickoski.