Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tregoi se për çfarë diskutuan në takimin me kryeministrin Zoran Zaev.

Kanë rënë në ujdi për 3 pika.

Ndryshimet e kodit zgjedhor, mbështetjen e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat për integrim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për shtyrjen e Regjistrimit të Popullsisë. Në vend se në prill, regjistrimi të mbahet në shtator.

“U pajtuam që ndryshimet e kodit zgjedhor të jenë që nga nesër. Këto parashohin ndryshim të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore, lista të hapura të këshilltarëve dhe zgjedhje të kryetarëve të komunave në rrethin e parë të votimit”, deklaroi Mickoski, transmeton TV21.

Tema e dytë për të cilën u diskutua, ishte aktiviteti i opozitës në Kuvend.

“VMRO-DPMNE-ja do të bashkëpunojë në Kuvend për pikat që kanë të bëjnë me reformat në integrimin e vendit në BE dhe që kanë të bëjnë me ndihmë për kompanitë dhe luftim të pandemisë së Covid-19”, tha më tej Mickoski.

Është biseduar edhe për imunizimit të popullsisë, dhe për këtë shkak, është anuluar regjistrimi i popullsisë.

VIDEO/Mickoski: Regjistrimi shtyhet për në shtator