VMRO-DPMNE është jashtë procesit për emrin. Askush deri më tani nuk e ka ftuar ndonjëherë të marrë pjesë, nuk e dimë se çfarë po ndodh as zyrtarisht, as jozyrtarisht. Nuk kemi informacion të vërtetë dhe thelbësor. Pajtohem që viti ka filluar intensivisht, ka shumë informacione, por ne gjithë këtë e dimë nga media dhe nuk mund të themi asnjë detaj konkret. Kështu është shprehur udhëheqësi i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën e tij në RTVM, përcjell Fol.

Ai tha se është e nevojshme zgjidhje dinjitoze, ndërsa ai personalisht dhe partia është kundër ndryshimit të Kushtetutës që do të thoshte ndryshimin e emrit.

Megjithatë, ai theksoi se ai është gati ta zgjidhë problemin sa më shpejt që të jetë e mundur. /Fol/