Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nga Radovishi ka zbuluar një aferë për të cilën e akuzon “shoqërinë kriminele në pushtet”, LSDM dhe BDI.
Sipas Mickovskit bëhet fjalë për aferë ku janë keqpërdorë 20 deri 30 milionë euro buxhetore.
Keqperdorimi është bë përmes dy firmave dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) në Shkup.
Kryetari i VMRO-DPMNE ka sqaruar se është formuar një “instant ndermarrje” e cila në mënyrë fiktive ka kërkuar kthim të TVSH-së nga DAP-i.
Për të fshehur gjurmët, kjo ndermarrje, që Mickovski e quajti “ndermarrja A” ka bë marrëveshje me një ndermarrje tjetër (Ndërmarrja B) e cila i ka pasur borxh DAP-it, që borxhin ta paguajë me cesion ndaj Ndërmarrjes A, kurse DAP-i në atë vlerë të mos ketë obligim tia kthejë TVSH-në (Ndërmarrjes A).

Kryetari i VMRO DPMNE, Mickovski, ka thënë se hetime për rastin ka filluar edhe MPB, por se pritet të shihet nëse do ta informohë opinionin.
Ai disa herë ka përsëritur se në këtë skandal janë të involvuar funksionarë të lartë të LSDM-së dhe BDI-së./Almakos