Këngëtarja Mihrije Braha sot e ka ditëlindjen, shkruan “InfoKosova”.

Ajo arriti famën më të madhe në karrierën e saj me tekste e këngë të bukura.

Falë bashkëpunëtorëve të saj, Mihrija sot ka një mori këngësh të cilat pëlqehen dhe dëgjohen shumë.

Këngëtarja nga Mitrovica e cila para shumë vitesh u martua me këngëtarin Naim Abazi, me të cilin edhe punojnë bashkë në emisionin “Odeon”, po e shijon bukur mirë jetën dhe karrierën e saj.

Sot Miki e ka ditëlindjen dhe ka mbushur plotë 52 vjet jetë, por ç’është e vërteta ajo duket si një 25 vjeçare.