Ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov sot në Gjykatën Penale, erdhi me pranga në duar.

Ai pas arrestimit të së martës së kaluar, po vuan masën e paraburgimit prej 30 ditësh në “Shutkë”.

Kjo ndodhi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për të shmangur rrezikun e arratisjes së tij nga shteti, njëjtë siç iku Nikola Gruevski.

Me përcjellje policore, Mijallkov u fut pas godinës së gjykatës ku po merr pjesë në seancën e lëndës “Arka”.