Profesori universitar dhe njëri nga kandidatët potencial për president të Republikës së Maqedonisë, Denko Maleski në një prononcim për Zhurnal ka theksuar se mbështetja publike e Ali Ahmetit paraqet nderë për të dhe për të njejtën është shumë falemnderues.

Maleski thotë se idea e kandidatit konsensual është shumë e mirë sepse është ide që bashkon. Ai shprehet se ide njëherë duhet të vihet në provë dhe të shihet se sa do të merrë mbështetje nga partitë politike.

“Së pari, kjo është një kompliment për mua, është një mirënjohje dhe për këtë jam falemnderues. Kjo ide qënë thelb është e mire, sepse kjo ide bashkon. Në një shoqëri të ndarë siç është kjo në Maqedoni, çfarëdo ide që bashkon është e mirë. Së pari duhet të vendoset në provë. Duhet të shikohet se sa kjo ide mund të realizohet në Maqedoni dhe kush do të qëndronte në mbrojtje të idesë në fjalë. Sistemi jonë për zgjedhje të presidentit është i ditur, partitë e kanë fjalën kryesore, por për herë të parë në Republikën e Maqedonisë lansohet kjo ide, në fakt ideja është e vjetër por Ali Ahmeti edhe njëherë dëshiron të tenton me këtë ide. Duhet të shihet se sa do të mbështetet nga partitë tjera. Maqedonia gjindet pranë shumë vendimeve delikate dhe të rëndësishme lidhur me antarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Sipas asaj na duhet një shkallë të unifikimit që na mungon. Si në realitet do të kalon kjo ide mbetet të shihet. Unë personalisht nuk jam takuar as që kam biseduar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kështu që tani për tani është ide e tyre dhe duhet të shikohet se do të pranohet”, ka deklaruar profesori universitar, Denko Maleski.

Ndryshe, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka deklaruar se ish-diplomati dhe profesori universitar Denko Maleski i plotëson të gjitha standartet për të qenë president i ardhshëm i shtetit.

“Për emra akoma nuk është biseduar, por unë mendoj se Denko Malevski është një profesor i nderuar, një profesor që i plotëson të gjitha standardet, por përsëri mbetet që të bisedohet me të gjitha subjektet politike”, ka deklaruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.