Ish-shefi i kundërzbulimit të Maqedonisë, Shasho Mijallkov, është thirrur sot që të jep dëshminë e tij në Gjykatën themelore Shkupi 1. Ai është i ftuar për të dhënë dëshminë e tij për rastin ”Arka”, ndërkaq gjykatësi duhet të vendosë për masat e kujdesit, të kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike. 

Sipas Nova TV, Mijallkov ka qenë në fund të shtatorit në këtë gjykatë. Përndryshe, Mijallkov është i dyshuar dhe për rastin ”Tortura” që ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të punëve të brendshme, Ljube Boshkoski. Deri sa ka qenë Mijallkov në gjyq, veturat policore pa ndërpre kanë qarkulluar me shpejtësi të madhe afër gjykatës.