Mijëra individë në vit janë viktima të tregtisë me njerëz ndërkaq numrat e paraqitur në mënyrë joadekuate plotësisht e rrisin numrin e viktimizimeve, me ç’rast më shpesh viktimat janë fëmijë. Pandemia me Kovid-19 shkaktoi ndjeshmëri shtesë, ndërsa rregullativa ligjore ka mangësi dhe nevojitet përmirësimi I saj.

Kjo u cek në fillim të Konferencës rajonale “Së bashku të përballemi me krizën: Mbrojtja e fëmijëve nga tregtia dhe eksploatimi në Ballkanin perëndimor” që dilloi sot dhe do të zgjasë deri nesër në kuadër të programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

Fjalim hyrës në konferencë pati Samir Rizvo, ndihmës ministër dhe koordinues shtetëror për luftë kundër tregtisë me njerëz në Ministrinë e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, I cili theksoi se BeH dhe I tërë Ballkani Perëndimor për momentin po përballet me sfida të mëdha të sigurisë për shkak të migrimeve me ç’rast është e pranishme tregtia me njerëz, ndërsa ndjeshmëri shtesë shkaktoi edhe pandemia dhe rritja e shfrytëzimit onllajn të fëmijëve me anë të rrjeteve sociale.

Verena Tejllor, drejtoreshë e programit të Këshillit të Evropës, ndau se tregtia me njerëz është domen në të cilin është e domosdoshme të arrihen standard më të mëdha, posaçërisht kur bëhet fjalë për grupet e ndjeshme.

Ajo shtoi se intenca e Këshillit të Evropës është të ulet ndjeshmëria e fëmijëve në pikëpamje të tregtisë me njerëz përmes veprimeve të ndryshme me atë që monitorimi është I fokusuar mu në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Zëvendës shefja e Sektorit për politika për krim të organizuar dhe drogë I Komisionit evropian, Aleksandara Antoniadis ndau se çka është bërë deri më tani dhe cilat janë planet për të ardhmen.

Antoniadis shtoi se një nga prioritetet kryesore është korniza ekzistuese ligjore e cila është konfirmuar në Direktivën për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe kontrollit të përshtatjes së saj, si dhe të kontrollohen mangësitë e tjera të cilat mund të përmirësohen dhe nga fundi I vitit 2022 do të qasej drejt ndryshimit të Direktivës.

Ekaterina Dorodonova, zëvendës shefe e Delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë ndau se lufta kundër shfrytëzimit të fëmijëve është prioritet I Unionit, ndërsa vetë situate me pandeminë me Kovid-19 dhe jostabiliteti ekonomik I bën fëmijët akoma më të ndjeshëm dhe të ekspozuar ndaj tregtisë me njerëz.

“Duke e pasur atë në mendje, do të fokusohesha tek kategori posaçërisht të rrezikuar, ata janë fëmijët në lëvizje. Në tre vitet e kaluara, numri I përgjithshëm I emigrantëve të cilët vijnë në BeH ishte rreth 75 mijë, prej të cilëve 1.300 ishin fëmijë pa shoqërues”, tha Dorodonova, duke shtuar se ka një sërë sfidash për avancim të kushteve për pranim dhe mbrojtje të këtyre fëmijëve.

Në pajtim me të dhënat e grumbulluara nga statistikat e fundit zyrtare për Shqipërinë, BeH-në, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, fëmijët e përbëjnë shumicën e viktimave potenciale dhe formale të tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor apo përafërsisht 66 për qind në vitin 2020.

Më shpesh shkaqet për tregtinë me fëmijë janë eksploatimi seksual, pornografia e fëmijëve, martesat e detyruara, lëmosha dhe puna e detyruar.

Në Konferencën rajonale do të shqyrtohet ndikimi nga masat nacionale në luftën kundër tregtisë me njerëz dhe do të propozohen segmente të reja të përmirësuara për veprim përmes ndërtimit të kapaciteteve, koordinimit dhe bashkëpunimit, si dhe potencimi I zgjidhjeve të qëndrueshme të cilat e adresojnë shkakun për tregtinë me fëmijë.