Juventus ka bilanc më të mirë se Milan në duelet mes tyre në Serie A.

Milan pret sonte Juventusin në San Siro në kuadër të derbit të xhiros së 11-të në Serie A.

“Rossonerët” i janë rikthyer fitores në duelin e shkuar ndaj Chievos dhe tani ndeshen me ekipin kampion të Italisë.

Kjo do të jetë ndeshja e 165-të e tyre në Serie A.
Juventus ka fituar 61 ndeshje kundër Milan, krahas 54 barazimeve dhe 49 humbjeve në Serie A.