Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB do të punojë sot dhe nesër, me ç’rast qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftime, përcjell Fol.

Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha sektorët rajonal për punë administrative pranë MPB-së, edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

Siç kumtoi MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen urgjentisht, edhe atë deri ora 16:30.

Ndërsa në ditën e zgjedhjeve, sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 07:00 deri në orën 19:00. /Fol/