Në Gjykatën Themelore Shkup 1 është anuluar seanca për lëndën e PSP-së ‘Toplik’ në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, edhe atë për shitjen e tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit. Seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet më 30 janar 2018, përcjell Fol.

Arsyeja për anulimin është se dy avokatët e Janakieskit sot ishin të angazhuar për rastin “Trust” dhe nuk ishin në gjendje të jenë prezent në gjyq për rastin “Toplik”.

Gjyqtarja Tatjana Mihajllova, pas një debati midis mbrojtjes dhe prokurorëve mbi afatet për gjykimin, vendosi që seanca e sotme të ricaktohet për 30 janar.

Nga dëshmitë, sipas PSP, del se për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajin e Ministrisë, ministria është detyruar t’i paguajë në vlerë prej 1 milionë eurove borxh dhe interes të parakohshëm personit juridik ‘San city’. /Fol/