Bayern Munich e ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Hoffenahim, Sandro Wagner.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në janar të viti 2020.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit, me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic që e ka prezantuar.

Sulmuesi që ka treguar formë të mirë të Hoffenhaim, pritet të jetë një konkurrent i denjë për sulmin e bavarezëve, që përbëhet vetëm nga Robert Lewandowski.

Ajo që i ka habitur të gjithë është numri 2 që do ta bartë në fanellë Wagner.

Reprezentuesi gjerman së fundmi ishte pjese e Hoffenheim, ku nga 40 paraqitje ka realizuar 15 gola duke u radhitur ndër sulmuesit më të mirë në Bundesligë.

Wagner është produkt i akademisë së Bayern Munchen, por në të kaluarën nuk ka mundur të lë gjurmë në skuadër.