Nacionalisti dhe gazetari kontraverz maqedonas, Mile Nedelkovski përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka akuzuar kreun e komunës së Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski për përdorimin e gjuhës shqipe në fletushkat e eventit “Katër super fundjava” në Shkup, si dhe ka pyetur se pse këto fundjavë organizohen vetëm në lokalet ku pronarë janë shqiptarë dhe tek lokalet ku pronarë janë njerëz të afërt me LSDM.

“Pyes këshillin e qytetit të Shkupit dhe kryetarin e komunës:

1. A qëndrojnë pas dygjuhësisë së fletushkave?

2. A thua për secilin “super” fundjavë jepen donacion në kesh prej 10.000 euro për kafenetë që i dakordojnë grupet për performancat në binë, që janë të afërta me ta?

3. Pse, për “super” fundjavën në rrugën Maqedonia, nga ana e e kryetarit të komunës janë thirrur të organizojnë vetë kafiteritë pro LSD dhe kafiteritë shqiptare. Para se gjithash “Gnezdo” dhe “Mig” të Darios?

4. Pse në “organizimin” (ndarjen) nuk përfshihen kafenetë e pronarëve maqedonas dhe atyre që janë pro-VMRO-DPMNE si “Barcelona”, “Mekci na Strazha”, “Staninov”, “Gruv” …?

Nëse informacionet janë të pasakta, ju lutem menjëherë të më demantoni.”, shkruan në profilin e tij në rrjetin social Facebook, nacionalisti dhe gazetari kontravers, Milenko Nedelkovski.