Ne e bëjmë Maqedoninë tonë të përbashkët një vend për tu respektuar.

Unë jam krenar për të gjithë ju. Ne po ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, po sjellim një jetë të barabartë për të gjithë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimine mbajtur në Haraçinë.

Faleminderit që tregoni se kjo është e mundur. Le të vazhdojmë, të plotësojmë ndryshimet dhe të kemi një jetë për të gjithë në Haraçinë dhe Maqedoni. Ju  ngritët zërin për ujë të pastër, kanalizime, kopshte, shkolla, sepse problemet reale të qytetarëve janë të njëjta për të gjithë, dhe këto janë kushtet e jetesës.Le të tregojmë se jemi  të gatshëm dhe të bashkuar për të punuar për të ardhmen e përbashkët të fëmijëve tanë.Me këtë grua të guximshme ne hapim një kapitull të ri për Haraçinën dhe për Maqedoninë.Pas Milikije Halimi,grua luftarake, qëndron LSDM-ja, 22 partnerë të koalicionit, jam i bindur qëndron e tërë Maqedonia-tha z.Zaev

Kandidati për kryetare të komunes Milikije Halimi tha se “Haraçina është një barometër nëse Maqedonia është në rrugën e duhur”.

– Kjo prani e madhe këtu tregon se ju  qytetarët keni njohur rrugën e duhur,për një jetë më të mirë për të gjithë. Patriotizmi është vende të reja pune, kanalizime, shkolla, kopshte, rrugë, kjo do të thotë për një jetë më të mirë. Vota për numrin 19 është votë për një të ardhme të besueshme dhe dinjitoze për të gjithë ne – tha Halimi.

Ajo shtoi se lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka shkruar historinë, ai që mundësoi të gjitha komunitetet të ndiejnë Maqedoninë njësoj./fol.mk