Lidhur me dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në rrjetin social “Twitter” shprehu qëndrimin e tij.

Sipas Milloshoskit, dorëheqja e Kotzias është një shenjë se marrëveshja e Prespës është e vdekur.

“Marrëveshja e Prespës kishte një arkitekt (Kotzias), dy nënshkrues (Kotzias dhe Dimitrov) dhe një kundërshtar të planifikuar (Kammenos). Tërheqja e Kotzias dhe vazhdimi i aleancës Tsipras-Kammenos është një konfirmim se marrëveshja e Prespës është e vdekur. Dimitrov mund të japë dorëheqje”, shkroi Millososki në Twitter.