Gazetari Blendi Fevziu shprehet se për Mini-Shengenin Ballkanik po mbahen shumë të fshehta dhe nuk ka transparencë nga politika.

“E para në parim s’ka pasur kundërshtim për principin. Kemi Malin e Zi që s’ka pranuar, Bosnjen që ka refuzuar. Ka një vështirësi. Ka një problem serioz, që është bërë një dokument prej 100 e ca pikash, s’ka transparencë. Po sikur hapja e kufijve për biznese të mbytë Shqipërinë me mallra serbe? Duhet të dimë detaje për këtë Mini Shengen. Këtu po luhet me mungesë të plotë transparence. Edhe shkëmbimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, u bë pa transparencë” , ka thënë Fevziu në Zonë e Lirë.