Sot  ministrat dhe zëvendësministrat plotësues të LSDM-së dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre në qeverinë e Maqedonisë.

Nëse Parlamenti shpërndahet, ose nëse vendoset për tu  zbatuar vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, i miratuar më 23 shkurt me të cilën  bëhet ndryshimi i vendimit për të shpërndarë Parlamentin, e miratuar më 18 janar 2016  kërkojmë që  dorëheqjet të konstatohen paraprakisht.

Sipas marrëveshjes së Przhinës  ministrat dhe zv. ministrat plotësues  të LSDM janë pjesë e Qeverisë  në përputhje me marrëveshjen e 2 qershorit 2015 dhe Protokollit të marrëveshjes së 15 korrik, 2015, me qëllim  të organizimit të  zgjedhjeve  të ndershme dhe të besueshme, pasi  të përmbushen të gjitha pikat e kësaj Marrëveshjeje.

LSDM-ja dhe opozita mbeten të përkushtuar   për zgjedhje të drejta, të rregullta dhe demokratike në Maqedoni, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

 ©fol.mk