Janë propozuar tashmë emrat e rinj për ministra në qeverinë e re të Maqedonisë. Por, siç bëhet me dije, emrat e propozuar do të kalojnë për tu verifikuar fillimisht në Prokurorinë Speciale, për të parë nëse këta emra janë përfshirë në afera korruptive ose jo.

Këtë e konfirmoi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë, Zoran Zaev, duke shtuar se do të “skanohen” të gjithë ministrat e rinj, përfshirë edhe vet partinë e tij.

Zaev gjithashtu ka bërë me dije se të gjitha materialet e nebojshme janë dorëzuar dhe se tashmë pritet njoftimi i Prokurorsë Speciale.