Veprimte e disa opozitarëve në Maqedoni, me përkrahje të fituar nga jashtë vendit, “përbëjnë kërcënim për shtetësinë e atij vendi”, deklaron ministri rus për punë të jashte Sergej Lavrov.

“E kemi parë situatën në Maqedoni, e cila shkakton pakënaqësi”, tha Lavrov pas takimit në Moskë me shefin e diplomacisë kroate Davor Ivo Shtier.

Ai nënvizoi se Moska mendon se kriza nnë Maqedoni mund të zgjidhet vetëm përmes Kushtetutës së vendit.

Për vizitë në Moskë është presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili duhet të takohet me kryetarin e Federatës së Rusisë Vladimir Putin. /FLAKA