Siguria e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në Superkupën e UEFA-s, e cila dje u mbajt në Shkup nuk ishte rrezikuar dhe nuk janë regjistruar prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike, theksoi sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas takimit me shtabin operativ me të cilin ka udhëhequr drejtori i BSP..

Ministri informoi se janë arrestuar 14 persona nga të cilët gjashtë shtetas të huaj dhe tetë të Maqedonisë. Në tre raste të shitjes së biletave nga Superkupa, për tre shtetas të huaj dhe dy të Maqedonisë do të parashtrohen kallëzime penale për tregti të paligjshme. Dy shtetasve të Maqedonisë iu është dhënë procesverbal për kundërvajtje sipas Ligjit për tregti të cilët kanë shitur shalle me shkrim të ekipeve pjesëmarrëse në Superkupën. Ministri kumtoi se merren masa për gjetjen e taksistit i cili në mënyrë jo të hijshme ka kryer vjedhje ndaj një shtetasi britanik , nga i cili ka marrë 400 euro dhe një qafore prej ari. Është vërejtur, tha ai edhe parandalim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar nga një i punësuar në Agjencinë për zbulim.

Ministri iu falënderua Qeverisë dhe ndërmarrjes publike për angazhimin e tyre për, siç tha, kontributin për promovimin pozitiv të Maqedonisë para opinionit botëror si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me FFM-në dhe UEFA-n. Sipasovki iu uroi edhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët ishin pjesë e organizimit të ndeshjes së futbollit.