Përveç skandalit ku kushërira e tij përfitoi grand nga IPARD, ku pastaj nga presioni i publikut u detyrua që t’i kthej paratë. Fazliu e punësoi të gjithë familjen në funksione të rëndësishme në ministrinë që ai drejton shkruan portali Infomax.

Si për shembull, shef kabineti në ministrinë e vetëqeverisjes lokale është kushëriri i tij Zinet Josufi ndërsa shef protokolli është mbesa e tij Mervin Islami si dhe shoferi i tij është vëllau i Zinetit dhe kushëriri i Suhejl Fazliut.

Të njëjtët gjithashtu abuzojnë me veturat zyrtare ku të njëjtat përdoren privatisht edhe atë si vetura Audi A4 me targa SK-33195-AB Peugeo SK-931-UP dhe Citroen C4 SK-2766-AJ.

Pritet që pas këtyre informatave të lëshuara në publik të veprojë komisioni antikorrupsion i cili i ka të gjithë informatat për keqpërdorime në formë të detajuar!