Ministri i shëndetësisë Dr. Arben Taravari ka vizituar sot klinikën universitare të syve në Shkup nga ku ka ndjekur nga afër punimet që po bëhen mbi renovimine kësaj klinike, transmeton Zhurnal.mk

“Ministri Taravari vizitoi edhe Kliniken Universitare te Syve ne Shkup dhe bashke ndoqem punimet rreth renovimit te repartit, kabineteve, sallave te operacionit dhe kulmit”, kështu shkruan mes tjerave drejtori Bekim Tateshi i cili së bashku me ministrin Taravari kanë ndjekur nga afër renovimin e objektit që bëhet për kushte më të mira për pacientët.