Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka publikuar foto nga gjendja e mjerueshme dhe katastrofale në Spitalin e Shtipit. Ai këtë foto i ka bërë pas vizitës në këtë spital.

“Nuk ka nevoj për demant ndaj pres konferencave të opozitës.
Këto janë pasojat e politikave shëndetsore të gabuara të pushtetit që shkoi.
Foto prej Spitalit të Shtipit…1 fotografi vlen më shumë se 1000 fjalë!”, ka shkruar Taravari.

Ministri i ri i shëndetësisë ka premtuar reforma të thella dhe investime në sferën e shëndetësisë.  Me nismën e tij ka nisur edhe rinovimi i spitaleve dhe ambulantave shtetërore, siç është ajo në Lagjen e Trimave në Kumanovë. (INA)