Çelik realizoi dje një vizitë zyrtare njëditore në Shqipëri, ku krahas takimeve me drejtues të lartë të vendit, mori pjesë edhe në Forumin e Agrobiznesit Shqipëri-Turqi. Ministri Çelik, ka dhënë disa vlerësime për vizitën dhe takimet e tij në Shqipëri, si dhe për rrezikun e FETO-s.
“E ngrita si shqetësim edhe gjatë fjalimit tim në forum”, tha Çelik dhe më pas shtoi se edhe gjatë takimeve në kuadër të kësaj vizite, ai ka vënë theksin tek çështja e FETO-s.
Ministri thotë se iu ka përcjellë detajet zyrtarëve shqiptarë që tregojnë se sa e rrezikshme dhe tinzare është organizata terroriste FETO dhe në vijim ka shtuar: “Momentalisht këtu ka një qeveri me koalicion. Së afërmi do të ketë edhe zgjedhje. Por pashë që zyrtarët shqiptarë janë të ndjeshëm në këtë çështje.”
Ai thekson se çështja e FETO-s është diskutuar shpesh në takimet e zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë të dy shteteve në Ankara dhe Stamboll. Ministri në vijim shton se si Ambasada e Turqisë në Tiranë ashtu edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri, Yusuf Slahattin Beyribey, ende vazhdojnë takimet dhe bisedimet në lidhje me këtë çështje.
Çelik ka theksuar se Turqia ndjeshmërinë e çështjes së FETO-s e ka ngritur në të gjitha takimet e niveleve më të larta, duke vënë në dukje se Shqipëria është një nga qendrat e paqes në rajon dhe se stabiliteti dhe qetësia e këtij vendi është e rëndësishme edhe për rajonin.
Turqia nuk ndërhyn në punët e brendshme të asnjë shteti dhe jo më në vende si ato të Ballkanit që nuk ka patur veprime të tjera, thekson Çelik dhe shton: “Turqia ndihmon në mënyrë që stabiliteti të jetë mbizotërues në të gjitha vendet fqinje, të gjitha vendet mike dhe vëllazërore. Dua që i gjithë populli shqiptarë këtu të dijë një gjë: Ndihma jonë ndaj tyre si do që të jetë puna do të vazhdojë, madje në çdo fushë”, raporton AA, përcjellë KlanKosova.