Shëndetësia në Maqedoni është njëra nga sferat më pak të avancuara, edhe atë si shkak i keqmenaxhimit politik. Për këtë e dëshmon edhe gjendja e spitalit në Shkup. Fotografitë e dërguara në adresën e FOL, dëshmojnë kushtet e këqija në këtë spital. Qytetarët ankohen dhe thonë se ministri i ri i MSH-së, duhet të jep përgjegjësi për kushtet e këqija në këtë spital, njofton Fol.

Përveç shërbimit të dobët, spitali shihet me kushte të këqija dhe nuk është e qartë nëse pamjet janë në ndonjë skenë horror, apo në hapësirat ku njeriu shkon për tu shëruar.

Parashtrohet pyetja nëse në një spital që gjendet në kryeqytet, kushtet janë mizore, paramendoni si mund të jetë gjendja e spitaleve në qytetet tjera. Këtë përgjigje duhet të jep ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe. /Fol/