Ministria e drejtësisë e Republikës së Maqedonisë demanton se ministri i drejtësisë, Bilen Saljiji në konferencën e sotme për shtyp me rastin e llogaridhënies për 100 ditët e para të qeverisjes, ka deklaruar se po punohet në përgatitjen e propozim-ligjit për ndryshime në Ligjin për Prokurorinë speciale publike.

“Informata e saktë është se po punohet në përgatitjen e propozim-ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.