Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, është deklaruar edhe njëherë se nuk do të jep dorëheqje nga funksioni, edhe pse është kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit.

“Kabineti funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme. Ka zëvendës ministër, sekretar shtetëror, kabineti ka proekte të cilat duhet të realizohen në vazhdimësi. Tash për tash nuk do të jap dorëhqeje, mendoj se kështu do të funksionojmë, ka disa proekte të cilat patjetër duhet të realizohen. Të shkatërrohet tani ekipi nuk do të ishte korrekte, mendoj se po funksionojmë mirë. Pas zgjedhjeve, kur ta marr detyrën e kryetarit të komunës, do të gjejmë një person adekuat, që ekipi të vazhdoj me punë”, thotë Taravari, transmeton Zhurnal.mk

Ai shtoi se gjatë fushatës zhgjedhore nuk do të shfrytëzoj asnjë resurs të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se zgjedhjet do ti fitojë sigurisht.