“Projekti ka për qëllim të përmirësojë jetën e qytetarëve duke ndihmuar qeveritë lokale të sigurojnë fonde dhe të zhvillojnë aftësitë të cilat u nevojiten për të ofruar shërbime publike me cilësi të lartë për banorët e komuniteteve lokale”, shprehet zëvendësministrja Shiret Elezi.

Ideja për këtë projekt  u nis që në përfundimin e vitit 2016 me angazhimin e ish Ministrit të vetëqeverisjes lokale atëherë Shiret Elezi, dhe sot është bërë realitet në përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë siç janë Bashkimi Evropian që do financoj 2,352,941 euro dhe do të implementohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. ku si partneritet janë MLS dhe Ministria e financave si bartëse e aktiviteteve që kanë të bëjnë për pjesën e sistemit të financimit të komunave në vend  si dhe sigurimi i komunave me mjete të reja për përdorimin e burimeve të reja për financim e kompetencave që janë në nivelin lokal, projekti do të zgjas 30 muaj.