Ministria e Mbrojtjes shpalli konkursin për punësimin e 200 ushtarëve në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas konkursit, punësimi zgjat katër vite me mundësi vazhdimi, ndërsa kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të kenë mos jenë më të vjetër se 25 vjet deri në ditën e përfundimit të konkursit dhe të kenë aftësi fizike dhe shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Koha e punës është nga 8:00 deri në ora 16:00 ndërsa paga është mbi 25 mijë denarë, me 8.000 denarë shtesë për sigurim banesor pas 4 viteve shërbim në ARM.