Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si ju del në mbrojtje kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, duke moscaktuar seancë për pyetje nga deputetët.

Milloshoski nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se e drejta e deputetëve për të bërë pyetje për funksionarët qeveritarë është e pakufizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Talat Xhaferi në vend të spikerit, sillet si ministër qeveritar që i mbron kolegët e tij nga pyetjet e deputetëve. Sipas nenit 38 të Rregullores së Kuvendit, instituti pyetje të deputetëve është e drejtë e pakufizuar e çdo deputeti, në çdo kohë, në interes të opinionit të bëjë pyetje për çdo ministër qeveritar. Pyetjet e deputetëve janë mekanizëm kontrollues ndaj qeverisë, por edhe test i për transparencën qeveritare ndaj deputetëve dhe opinioni”, shkruan mes tjerash Milloshoski.

Ai thotë se Osmani dhe Zaev duhet të përgjigjen në pyetjet: sa ambasada dhe konsullata boshe ka Maqedonia në këtë moment dhe nëse sipas marrëveshjes për partneritet strategjik SHBA-Maqedoni të vitit 2008, pas marrëveshjes në mes Serbisë dhe Kosovës në Washington, Qeveria duhet ambasadën tonë në Izrael ta zhvendos nga Tel Avivi në Jerusale.

Milloshoski thotë se sipas Xhaferit, këto pyetje nuk mund të parashtrohen në 100 ditët e para të Qeverisë.