Ministria e Shëndetësisë pohojnë se pacientët nuk janë lënë pa insulin, por gjatë kësaj kohe përshkak ndryshimit të softverit për medikament tjetër për insulinën, të njëjtat nuk janë dhënë, por që nga dita e martë kur priten të hapen barnatoret për insulin produktet do të jetë në duart e pacientëve, thuhet në komunikatën e Ministris së Shëndetësisë.

Nga kjo minsitri sqarojnë, se aparatet për matjen e glikemisë nuk janë dhënë, për shkak se është ndryshuar softuer për llojin e ri të produkteve të insulinë – shiringa të tipit 1 dhe 2.

“Potencojmë, se nuk ka ndonjë problem në sasinë e shiringave, lentave dhe aparateve për matjen e insulinë, por se në pjesën e evidentimit, problem që tashmë tejkalohet dhe nga e marta, kur do të jenë të hapura barnatoret e insulinës, produktet e njëjta të insulinës, do të jenë të qasshme për pacientët“, njoftojnë nga MSH-ja.