Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot i ka hequr licencën spitalit privat ‘Sante Plus’ në Shkup, për shkak të parregullsive që ka gjetur në këtë spital.

‘Pas inspektimit që ka bërë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në këtë spital, ka konstatuar parregullsi në punën e tij rreth kuadrit dhe pajisjeve që dispononte ky spital, dhe me këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i tërheqë licencën spitalit privat ‘Sante Plus’ – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.