Ministria e arsimit dhe Shkencës dhe ministria e Punës dhe politikës sociale vazhdojnë të heshtin në lidhje me keqpërdorimin e nxënësve dhe fëmijëve nga ana e kandidateve për deputete të BDI-së, të cilat i kanë shfrytëzuar nxënësit dhe fëmijët e çerdhes për fushatë zgjedhore. Televizioni Shenja ka disa ditë që kërkon pronioncim nda ana e këtyre dy ministrive, por ende nuk kemi marë një përgjigje prej tyre edhe pasi kërkuan që pyetjen tua dërgonim me shkrim.

Në ndërkohë Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës tha se këto veprime janë të jashtëligjshme dhe dikush duhet të përgjigjet. Kreu i SAShK-ut, Jakim Nedellkovski, tha se aktivitetet partiake janë të ndaluara që të mbahen në institucionet publike.

 

“Ajo që dikush i lejon vetes që të punojë në kundërshtim me ligjin, kushdo qoftë ai, duhet të mbartë përgjegjësi. Në këtë rast duhet të mbart përgjegjësi ai që ka organizuar këtë aktivitet partiak dhe ai i cili i ka hapur dyert e institucioneve publike për aktivitete partiake”, ka deklaruar Jakim Nedellkovski, SASHK.

Ndërkaq Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi dhe organizatat vëzhduese të fushatës zgjedhore dhe të zgjedhjeve të 11 dhjetorit mbetën të shokuara kur morrën vesh se fëmijët 3-4 vjeçrë janë shfrytëzuar për marketing politik. Dy ditë më parë ata për televizionin Shenja thanë se përveç se me Ligj tëdrejtat e fëmijëve mbrohen edhe me Konventat Ndërkombëtare. Sipas tyre ata që keqpërdorën fëmijët duhet të dënohen me ligj.

Të premten e kaluar kandidatet për deputete nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të udhëhequra nga kryetarja e Forumit të Gruas të BDI-së në Tetovë, Merita Mustafai gjatë vizituan shkollën 7 marsi në Tetovë dhe çerdhen e fëmijëve që gjendet në afërsi të Teteksit, ku dhe hynë brenda në çerdhe në momentin që aty gjendeshin fëmijët, madje dhe u fotrografuan për të promovuar aktivitetet e tyre partiake.

Sipas Kodit Zgjedhor përfshirja e shkollave dhe çerdheve në Fushatën Zgjedhore paraqet shkelje të rëndë të Ligjit.