Pas heqjes së testimit ekstern, ministrja e re e Arsimit, Renata Treneska-Deskoska ka paralajmëruar stopim edhe disa reformave tjera në arsim.

Mbyllje e një pjesë të studimeve të disperzuara të cilat do të tregohen si joproduktive dhe revidim të projektit për universitetet Nëna Terezë dhe Damjan Gruev, janë vetëm nje pjesë e reformave.

Por për realizimin e këtyre hapave do të ketë debate me palët që janë pjesë e këtyre projekteve.