Kampionatet e mëdha kombëtare evropiane kanë përfunduar dhe kjo fundjavë është e rezervuar për ndeshjet miqësore.

Kosovës i dështoi aranzhimi me Begun e Fildishtë dhe me Iranin dhe ekipi i Challandes është kthyer nga Zvicra, por sot zhvillohen ndeshje tjera miqësore që premtojnë spektakël futbolli.

Të gjithë ata që mezi po presin fillimin e botërorit, sot do të kenë një ide më të qartë e si po luajnë shumë ekipe favorite të turneut në Rusi.

Pa dyshim ngjarja kryesore është takimi ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë. Përveç duelit të dy ekipeve shumë të dashura për adhuruesit e futbollit, lajmi i madh është se sot kthehet Neymar, pas katër muajsh pauze për shkak të lëndimit.

Kombëtarja shqiptare, ashtu siç paralajmëroi Insporti, od të tentojë të lejë prapa humbjen nga Kosova dhe rastin për përmirësim të përshtypjes dhe atmosferës e ka në takimin me Ukrainën.

Për orët e mbrëmjes, gjegjësisht në ora 21;00, termini është i rezervuar për takimin ndërmjet Spanjës dhe Zvicrës, një prej favoritëve të botërorit luan me ekipin që në përbërjen e vet ka disa lojtarë me prejardhje shqiptare.

Botërori fillon për 11 ditë dhe këto miqësore janë prova përfundimtare e ekipeve për garën më të madhe të ndërkombëtare të futbollit.