E premte, 3 Maj, 2024
Ballina Sport Miran Memishi 17 Vjeçari nga Llërca e Tetovës që po premton shumë...

Miran Memishi 17 Vjeçari nga Llërca e Tetovës që po premton shumë (FOTO)

Miran Memishi vjen nga f.Llërc i Tetovës lojtar i të rinjëve të K.F Shkëndija në kategorinë U17, sot përfundoi testimet në një klub gjerman në qytetin e Hamburgut na ku vërtetohet se i rou i kaloi të gjitha provat me sukses.

Miran Memishi edhe zyrtarisht e ka kaluar testin me sukses. Kurse, portali Shigjeta. net sot ekskluzivisht e ka zhvilluar edhe një intervistë, përmes së cilës i ka njoftuar tifozët e vet me yllin e ri i nga Tetova i cili po duket se premton shumë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo ishte një ëndërr e imja, por që tani shpresoj të bëhet realitet dhe me të vërtetë jam tepër i lumtur”, ishin fjalët e para të Miran Memishit.

Lojtari i KF Shkëndija U17 ndihet krenar që me sukses ka arritur ti kalojë testimet në klubin e mirënjohur gjerman Altona93 në Hamburg të Gjermanisë.

“Kombëtarja Gjermane më pëlqen shumë. BundesLiga po ashtu. Është një ligë ku zhvillohet futboll i fortë, lojë me shpejtësi dhe shkathtësi. Në anën tjetër më pëlqen shumë filozofia dhe loja se si e zhvillojnë gjermanët në përgjithësi. Këtu nuk është si në vendet tjera, por është shumë më bukur”, ka theksuar Memishi.

17 vjeçari ua ka bërë me dije tifozëve Shqiptarë se simpatia e kahershme që kishte për BundesLigën është arsyeja kryesore që e ka shty të shkojë në “Altona93” për ti zhvilluar testimet e dhe për të treguar talentin e tij. “. Këtë sezon do ta mbyll tek Shkëndija e Tetovës nga ku edhe rrjedhin mësimet e para të tij, si dhe talenti i tij nga ku e mori kuptimin e kompletimit profesional.

I pyetur nëse Memishi mund ti bashkangjitet ekipit të Hamburgut ku edhe kaloi provat me sukses “Altona93” është përgjigjur: “Shpresoj”.

Neve na ngelet ti urojmë fat dhe suksese për ti realizuar ëndrrat e tij në fushën profesionale/Shigjeta. net