Me shumicë votash, Parlamenti miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjithsej 69 deputetë votuan “Për”, dhe asnjë kundër apo i përmbajtur. Nga komunitetet tjera etnike, përveç maqedonishtes, gjithsej 27 deputetë votuan “Për” dhe 1 abstenoi, përcjell Fol.

Projektligji për përdorimin e gjuhëve përmban 25 nene. Ai parashihet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik që kryejnë autorizime publike në përputhje me ligjin dhe institucionet e tjera, përveç gjuhës zyrtare maqedonase dhe letra e saj të jetë edhe gjuha e folur nga 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe letra e saj, në mënyrë e përcaktuar me këtë ligj. /Fol/