Shkruan: Hamzi ibraimi

Jetë për të gjithë, tolerancë për të gjithë, ekonomi të barabartë për të gjithë, ishin fjalët e kryetarit të Lsdm-së Zoran Zaev kur dilte të mbajë fjalime dhe kur kërkonte votat e Shqiptarëve. Ndërsa pasi ai e mori pushtetin shumë gjëra ndryshuan por jo edhe për Shqiptarët, por vetëm për palën maqedone. Kur tash më në mbarë botën doli virusi Covid-19 ku dhe e kaploji vendin tonë. Edhe pse në këtë situatë të vështirë kemi standarde të dyfishta mes Besimitarëve Musliman dhe atyre katolik ose krishter, e ordodoks. Ndërsa për ne muslimanët Ishte e duhur që të mbyllen xhamiat shkaku se do përhapet virusi dhe kështu kreu i BFI-së doli me fetfa mos të falen namazet me xhemat nëpër Xhamia por ta kryejnë Ibadetin namazin në shtëpi.

Por, mbrëmë Besimtarët Ordodokës shkuan në kishë për ti festuar pashkët. Edhe pse prej ditës së premte hyri në funksion ora policore që askush mos të dalë nga shtëpit e tyre, por kjo nuk kishte vlerë për besimtarët Ordotoks ata nuk e respektuan as orën policore por as vendimin e shtetit, ata shkuan në kisha për ti kryer obligimet fetare për këta nuk kishte vlerë apeli që të mbyllen kishat ashtu siç u mbyllën xhamitë.

Ndërsa, Bashkësia Islame në vendin tonë del edhe me më shum vendime të reja më rigoroze për të mos shkuar muslimanët në xhami edhe në kohën e Ramazanit dhe marin vendime që taravitë dhe lutjet tjera të anulohen shkaku i këtij virusi Covid-19.

Edhe pse Sulejman Rexhepi kryetar i BFI-së në një emision para disa ditëve deklaroi se nëse shteti nuk ndan buxhet për Bashkësinë Islame atëherë ai do e bëjë këtë vend si Bangladeshi. Edhe pse kjo lë të nënkuptojmë se e gjithë kjo është një lojë.

Ndërsa apeli im deri tek kreu i BFI-së është: “Ju lutem,mos luani me ndjenat e muslimanëve, na i lironi xhamitë dhe mos lejoni që ky shtet të funksionojë me standarde të dyfishta, muslimanët mos munden të shkojnë në xhamia ndërsa pala e besimit tjetër të kenë të drejta për të shkuar në kisha për ti kryer obligimet fetare. Lutja ime deri tek z. Sulejman Rexhepi është mos dilni të na tregoni vetëm fetfa,vetëm se si muslimanët duhet ti grumbullojnë zeqatin dhe fitrat e ti sjellim në BFI-i sepse të gjithë ne Muslimanët e dimë këtë. Juve vetëm një gjë ju takon, mos u bëni kukull e qeverisë dhe mos merni vendime për t’ua ndaluar muslimanëve shkuarjen e tyre në Xhami”.

Ndërsa, apeli im i dytë është deri tek partitë Shqiptare, si ato në pozitë ose opozitë: “Ju të nderuar, për çka po shërbeni? Përse po lejoni të ketë standarde të dysfishta? Përse lejojni që në çdo aspekt shqiptarët të diskriminohen po edhe në këtë rast muslimanët? Përse nuk reagoni? Përse nuk flisni dhe çdo herë kur ne, ne Shqiptarët po diskreminohemi? Ju keni ligjitimitetin e Shqiptarëve andaj juve ju takon që të vendosni standarde të njeta si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit”.