syri2Kruajtja, skuqja dhe lotimi i syrit janë ndër simptomat më të shpeshta që iu paraqiten qytetarëve gjatë stinës së dimrit, e sidomos gjatë pranisë së madhe të mjegullës dhe smogut në ambient.
 
Në Kliniken Oftamologjike në Shkup edhe nëpër ordinancat e syve në përgjithësi, shumë pak qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore për gjendjen në fjalë.
 
Mjekët thonë se ambienti i ndotur ndikon negativisht dhe mund të nxit shumë sëmundje dhe infektime në sy.
 
Autoritet shëndetësore thonë se tani për tani nuk është regjistruar rritje e numrit të pacientëve.
 
Mjekët thonë se shumica nga ne fare pak janë të njoftuar për paraqitje të alergjisë në sy si pasojë e ajrit të ndotur dhe mjegullës, madje ka të tillë që vendosin këtë gjendje ta kalojnë pa marrë ilaçe.
 
“Smogu apo ndotësit e shumtë të ajrit, të cilët përmenden kohëve të fundit në opinion, ndikojnë negativisht edhe në të pamurit edhe në organin e syrit. Mikrogrimcat e shumta shpeshherë mund të shkaktojnë edhe pengesa mekanike në sy dhe gjithashtu prezenca e këtyre grimcave mund të shkaktojë konjuktivitete të shumta alergjike, ku mund të paraqiten në formë pak si më të rënda”, shprehet drejtori i klinikës oftamologjike në Shkup, Iljaz Ismaili.
 
Autoritet shëndetësore u rekomandojnë qytetarëve që të bëjnë kujdes për pastërtinë e syve, duke i fshirë ata gjithmonë me ujë të pastër atëherë kur do t’u paraqiten disa nga llojet e simptomave të përmendura. Mjekët këshillojnë që për mbrojtje sa më të mirë nga infektimet në fjalë, është e mirë të shmangen daljet e panevojshme në ajër të ndotur.
 
“Të ruajnë pastërtinë dhe higjienën e syve dhe të mos i prekin sytë me duar të papastra, për shkak se reagimi i parë i pacientit në qoftë se ndjen diçka se ka ndonjë kruajtje është mirë që të mos preken sytë pa u bërë paraprakisht larja e duarve. Sigurisht që uji i pastër është pastruesi kryesor. Qytetarët t’i përmbahen këshillave që së paku kur është niveli i lartë i ndotjes së ajrit të mos dalin jashtë”, shprehet drejtori i klinikës oftamologjike në Shkup, Iljaz Ismaili.
 
Në rast se këto simptoma vazhdojnë për tre ditë me radhë, është e këshillueshme që qytetarët të paraqiten tek mjeku për të marrë ndihmë mjekësoresyri