Prej sot në mesnatë hyn në fuqi ndalesa për emitim të reklamave të paguara politike në televizione, në mediet e shtypit dhe ato elektronike, kumtoi Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.

“Ndalesa është rregulluar me nenin 82 paragrafi 1 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.196/15) dhe vlen deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në vitin 2016″, theksohet në kumtesën e Agjencisë

studio