Gazetari Goran Momirovski i cili njihet për kolumnat e tij kundër opozitës për TV Nova deklaroi se LSDM-ja po sillet jashtë çdo norme politike në Maqedoni, për shkak se sipas tij, bëhet fjalë për marrëveshje joparimore mes shqiptarëve e cila rezultoi me sjelljen e një platforme të përbashkët.

“Në tentim që të rrënoj qeverinë e VMRO-së dhe atë vetë si parti, Zoran Zaev shkoi në “aventurë” me platformën shqiptare. Zaev ka pranuar platformën, edhe pse tani pohon se është arritur marrëveshje në kuadër të kornizave të kushtetutës”, deklaroi Momirovski.

Ai gjitahshtu tha se edhe nëse keni të drejtë kundër një pushteti, mënyra se si po sillet LSDM-ja është e papranueshme.