Për gjakderdhjen nga hundët dhe goja ka shkaqe të ndryshme etiologjike, por që pa bërë një vizitë dhe egzaminim të hollësishëm, nuk mund të vihet diagnoza.

Duhet të gjendet origjina se nga vjen kjo gjakderdheje dhe çfarë e shkakton.

Duke marë parasysh çdo faktor risku, rekomandohet të mos e anashkalohet ky problem.

Së pari bëhet një egzaminim lokal i hundës dhe gojës, për të kaluar më pas tek anamneza ku shikohet nëse fëmiu vuan ose jo nga ndonjë sëmundje kronike, a është duke përdorur medikamente të tjera, a ka ndonjë anemi të trashëguar, dhe më pas bëhen egzaminime të hollësishme.

Në bazë të këtyre konkludohet në qoftë se kemi të bëjmë me një shkak lokal (enë e dëmtuar, një ulçër e vogël, një virozë) apo një shkak madhorë që që në këtë rast mund të ishte edhe një malinjomë e hundës.