Kreu i opozitës Lulzim basha deklaroi se është Rama ai që nuk lejon arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas tij mes Ramës, Tahirit, ish-drejtorit të policisë dhe kriminelëve ka një kod heshtje ku thuhet: ‘Mos fol se tregoj’.

‘Pse nuk lejohet të arrestohet Saimir Tahiri? Sepse të gjithë këta Tahiri, Habilaj, Rama Çako i lidh kodi i heshtjes, mos fol për mua se do flas për ty. Prandaj Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë. Ai mund tja mbyllte gojën dhe ndryshe. Por ai ka zgjedhur që ti plotësojë çdo favor që Saimir Tahiri të mos flasi. Saimir Tahiri është një kundërshtar politik, i cili si shefi i tij është i lidhur me krimin’, tha Basha në emisionin “Fakt” me gazetarin Çim Peka.