Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka mohuar raportet se në Siri është arrestuar lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

“Nuk jemi në dijeni për arrestimin e Abu Bakr al-Baghdadi, kalif i Shtetit Islamik dhe nuk kemi marrë ndonjë informacion apo sqarim lidhur me këtë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për rrjetin medial kurd Rudaw.

Mediat ruse raportuan më herët se Departamenti Europian për Siguridhe Informacion kishte njoftuar se kishin marrë informacione se Baghdadi, ishte arrestuar në një operacion të koordinuar në mes të Rusisë dhe inteligjencës së qeverisë siriane. /b.d