Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja nga 26 deri në 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë.

Sipas DPHM-së, periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me mëngjese të freskëta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga e enjtja do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtra të shiut dhe bubullimave në orët e pasdites.