Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga fundi i ditës me reshje të përkohshme të shiut, shkruan Fol.

Temperatura e mëngjesit prej 0 deri 6 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 4 deri 13 gradë Celsius. Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, kurse temperatura maksimale deri 10 gradë Celsius. /Fol/