Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, kryesisht gjatë mëngjesit do të ketë temperatura të ulëta, ndërkaq gjatë ditës do të ketë diell.

Temperaturat gjatë paradites do të lëvizin nga -3 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës pritet që të njëjtat të arrijnë deri më 21 gradë celsius. Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me diell. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të arrijnë deri më 18 gradë celsius.