Sot, moti në Maqedoni do të jetë më së shumti me diell, dhe pasdite i shoqëruar me vransira,përcjell Fol.

Do të fryjë nga era e dobët nga drejtimi jugperëndimor. Në fund të ditës do të jetë kohë me vransira me një erë të moderuar e të fortë veriperëndimor.

Temperaturat e ditës do të jenë nga 16 në 25 gradë Celsius.Në Shkup dhe në rrethinat e saj, moti i ngjashëm me temperaturë ditore deri në 22 gradë.

Nesër do të ketë reshje lokale dhe do të fryjë erë të fortë veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave të ditës rreth 8 gradë. Të dielën, dita do të jetë e qëndrueshme, dhe në fund të ditës dhe gjatë natës, pritet të ketë shi dhe borë në male./Fol.mk