Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshme me re dhe periudha diellore si dhe të ftohtë,përcjell Fol.

Temperatura do të jetë nga zero deri në tetë gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm i vrenjtur me periudha diellore dhe të ftoht. Do të fryjë erë e moderuar veriore.

Temperatura do të arrijë deri në pesë gradë. Nga e mërkura deri të premten, moti me diell do të mbizotërojë gjatë ditës me një mjegull të lehtë . Temperaturat e mëngjesit në shumicën e vendit do të bien nën zero, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të rriten.        Në vendet  malore  me  lartësi  (mbi 2000 m mbi nivelin e detit) do të ketë reshje të borës.